26, mosha më e mirë për të pasur fëmijë

26/02/2013 16:35

26 është mosha më e mirë për të krijuar një familje, tregoi një sondazh i realizuar nga një e përditshme britanike.

Ndonëse në jetën moderne shumë persona kalojnë kufirin e kësaj moshe pa krijuar familje, prindërit 30-40-vjeçarë zgjedhin moshën 26-vjeçare, si më të përshtatshmen për pasjen e një familje.

Studimi u realizua nëpërmjet anketimit të disa mijërave qyterarëve të bërë prindër, të cilët pyeteshin për moshën në të cilën kishin lindur fëmijë dhe moshën që do t’u kishte parapëlqyer të bënin këtë.

Ndërsa shumica e përgjigjeve i përkisnin grupmoshës 25-30 vjeç, mosha 26-vjeçare rezultoi më e parapëlqyera midis prindërve aktualë.

Ndërsa relativisht ende e re, kjo moshë përkon në shumë raste me përfundimin e studimeve të larta dhe mundësira të mira punësimi, vunë në dukje një e treta e të anketuarve.

Ndërkohë, një e pesta u shprehën se zgjidhin këtë moshë sepse ndërsa mund të stabilizojnë familjen ekonomikisht, janë ende kohë që të jenë në kontakt me fëmijët e tyre kur të rriten.

Mundësitë ekonomike përbëjnë sfidën më të madhe për çiftet e reja në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, por sondazhi, ndonëse i kufizuar me britanikë, tregoi se mungesa e një shtëpie nuk përbën një problem serioz.

Gjashtë në dhjetë të anketuar, pranuan se do t’u mjatonte të kishin fitime mesatare, për të menduar për krijimin e një familje, ndonëse në kushtet e qerasë.

Top Channel