Modelet e qethjes në Korenë e Veriut

22/02/2013 00:00

Regjimi komunist në Korenë e Veriut kontrollon gjithcka dhe nën frymën e kësaj doktrine, kontrollohet edhe paraqitja e përditëshme, në punë, në rrugë, në familje e kudo.

E këtij rregulli s’ka se si t’i shpëtojë modelimi i flokëve. Për të qenë brenda standardeve nëpër çdo parukieri të Koresë së Veriut janë shpërndarë modelet  për meshkujt dhe për femra. Ai që zbuloi këtë ishte një reporter i Associated Press që hyri në vendin komunist për të dokumentuar jetën e përditëshme.

Ai thotë se nëpër parukieri ndodheshin posterat me modelet përkatese që mund të qetheshe, 10 modele për meshkujt dhe 18 për femrat dhe kushdo që dilte jashtë këtyre modeleve “korrigjohej” ose në të kundërt rrezikonte burgun ose akoma më keq.

Një rregull i tillë ka ekzistuar edhe në vendin tonë gjatë viteve të komunizmit, ku mjekrra, barsetat e gjata, apo edhe modelet e flokëve që binin ndesh me “vlerat e komunizmit” nuk toleroheshin dhe gjithë personat që kapeshin me këtë shkelje detyroheshin të qetheshin, ndërsa ka patur raste kur nuk kanë munguar as burgosjet dhe internimet.

 

Top Channel