Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Ka jetuar për vite të tëra në një vaskë të vogël si atraksion për
klientët e një diskoteke në veri të Italisë dhe është verbuar për shkak
të dritave që ndizen e fiken.
Protagonist i ngjarjes fatkeqe është një peshkaqen femër i llojit “bishti i zi”, që ka shpëtuar falë ndërhyrjes së policisë pyjore, që ua ka sekuestruar pronarëve.
Linute (emri i peshkaqenit) është rreth 7 vjeç dhe prej pak muajsh ndodhet në akuariumin e madh të qytetit të Xhenovës, ku ka hapësirën e nevojshme, ndryshe nga më parë kur nuk mund të lëvizte për shkak të përmasave 2 metër me 1 të vaskës së diskotekës.
Kur policia e mori për ta çuar në Xhenova për mjekim, Linute ishte në gjendje të dëshpëruar, vuante nga ipertiroidizmi për shkak të mungesës së jodit në ujin artificial.
Veterinerët i kanë shpëtuar atij jetën, por ekzemplari ka humbur tërësisht shikimin si pasojë e dritave verbuese të diskotekës.
Top Channel