Prova e mbijetesës e marinsave amerikanë

20/02/2013 00:00

Marinsat e Shteteve të Bashkuara janë ndër më të përgatitur në botë dhe kjo falë stërvitjeve të forta që ata kryejnë, ndër to edhe prova e mbijetesës, që nga shumëkush që e ka provuar konsiderohet si më e vështira.

Por një grup marinsash amerikanë mundën “t’i mbijetojnë” xhunglës në Tajlandë duke ngrënë insekte dhe gjarpërinj.

Instruktori mëson ushtarët e rinj se si të kapën dhe të shqyejnë me dhëmbë një pulë, një kobër, se si të ushqehen me insekte dhe cilat llojë të tyre janë të ngrënshëm. Një provë e tillë u dokumentua me foto nga një grup ushtarësh amerikanë.

Në to tregohet një marins duke i këputur me dhëmbë kokën një pule, në një tjetër tregohet kapja e një gjarpëri dhe më pas pirja e gjakut të tij.

Mes marinsave është edhe një femër dhe nga pamja duket se gjaku i gjarpërit nuk është aq i shijshëm, as për një marins.

Top Channel