Fotografi Gabi Guiard ka udhëtuar në Kenia për të bërë këtë seri portretesh të mrekullueshme me shprehjet e fytyrës së shimpanzeve të cilat janë të përafërta me ato të njerëzve.

Imazhet nga afër, të realizuara në rreth dy orë, tregojnë gjendjet e ndryshme emocionale të këtyre kafshëve.

Fotografi tha për ‘Daily Mail’: “Më pëlqen shumë kur kaloj kohë më kafshët dhe kur shoh nga afër sjelljet e tyre. Në fund të fundit edhe ne jemi kafshë. Kur shoh fotot kuptoj se kemi të njëjtat gjeste, emocione dhe sjellje si ata.”

Top Channel