Ngarkesat e “tmerrshme” të kinezëve

20/02/2013 11:05

Kinezët janë mësuar të ngarkojnë sa më shumë triçiklin e tyre kur shpërngulen nga njëri qytet në tjetrin dhe këto foto tregojnë “malin” me mallra që aziatikët mbajnë në mjetet e tyre të vogla të transportit.

Këto foto janë realizuar në disa qytete të Kinës nga fotografi kinez An Fu, i cili i sheh si shumë të rrezikshme këto ngarkesa të mëdha.

“Këto mjete me të tilla mallra mbi “shpinë” janë burim aksidentesh. Ka raste kur mallrat bien në rrugë dhe krijojnë kaos. Shoferët ngarkohen kaq shumë sepse duan të kursejnë kohë dhe para’”, shpjegon fotografi.

Top Channel