Kompania HTC po përgatitet të hedhë së shpejti në treg krijesën e saj më të re, HTC One i gjeneratës së re, një telefon që të paktën nga sa flitet deri më tani nëpër forumet teknologjike në internet, është “më shumë se sa një iPhone”.

HTC One ka një ekran 4.7 polsh me rezolucion 1920 x 1080 pixel dhe densitet rekord prej 468 fragmente për pol.

Vec asaj që ofron në sipërfaqe, HTC One është një “monstër” edhe në pjesën përbërëse të tij, me një procesor Qualcomm Snapdragon 600, Quad Core prej 1.7 GHz, memorie 2 Gb Ram dhe në varësi të modelit memorie të brendshme 32 ose 64 GB.

Rrjeti: NFC, Bluetooth 4.0, Wi-Fi 4G/Lte, GPS dhe Glonas. Kamera është “UltraPixel”, e ndërtuar si kundërpërgjigje ndaj PureView të Nokia-s.

Dalja e modelit të fundit të HTC One është parashikuar më 15 mars. Nuk ka ende një cmim zyrtar të publikuar nga kompania, por në forumet në internet përflitet se “gjoba” për të patur në dorë një HTC të tillë do të jetë mes 600 dhe 650 eurove.

Top Channel