Buzëqeshja, arma e fortë e një femre

20/02/2013 00:00

E keni menduar ndonjëherë se cila është gjëja e parë që shohin të tjerët tek ju?

Shumë femra mendojnë se shkëlqimi i flokëve është pika e tyre e fortë. Një tjetër grup mendojnë se janë sytë, veshja, gjoksi apo gjatësia, megjithatë askush nuk është aq i pasur sa të mos i nevojitet një buzëqeshje dhe askush nuk është aq i varfër sa buzëqeshja të mos e pasuronte.

Sipas një studimi 3-vjeçar në Angli, tipari i parë që ka impakt tek një mashkull janë dhëmbët.

Një buzëqeshje brilante pas së cilës qendrojnë hijshëm 36 perlat e bardha janë vendimtare për përshtypjen që lini tek djali që keni përballë.

58%  e meshkujve  që janë bërë pjesë e studimit i kanë cilësuar dhëmbët si pjesën e parë që shohin tek një femër, duke i renditur kështu në krye të listës së tyre.

Stomatologët thonë se njerëzit janë duke u bërë më të vetëdijshëm për rëndësinë e buzëqeshjes së tyre.

Kohët e fundit janë të shumtë ata që  kërkojnë gjithmonë e më shumë të kujdesen për shëndetin e tyre oral dhe mbi të gjitha kërkojnë me këmbëngulje të kenë dhëmbë të bardhë e të bukur.

Me 51 % të votave, elementi i dytë që një mashkull sheh tek femrat janë flokët, të pasuara nga stili dhe veshja e një femre.

Por, ja cila është top lista e femrave të Hollivud-it me një buzëqeshje të mrekullueshme e që të mbetet gjatë në kujtesë.

Në vend të parë qendron Jessica Alba e ndjekur nga Bridget Moynahan. Në vend të tretë qendron një nga modelet më të paguara, Giselle Bundchen. Aktorja Scarlett Johansson është renditur në vendin e katërt. Kurse Rebecca Gayheart është bukuroshja e Hollivudit që ka zënë vendin e pestë për buzëqeshjen më të bukur.  

Ndërkohë janë të shumtë ata që pyesin veten se si është e mundur që Kate Beckinsale pi aq shumë duhan dhe sërish ka dhëmbë të bardhë e një buzëqeshje për t’u admiruar. Ajo është e gjashta në listën e buzëqeshjeve më mbresëlënëse.

Por, edhe buzëqeshja e Katherine Heigl është konsideruar unike në rrethet e VIP-ave. Nëpërmjet saj ajo arrin të shpalosë personalitet e të sigurojë vendin e shtatë në listen e femrave me buzëqeshjen me të bukur.

Në vend të tetë qendron Jennifer Garner, Emma Roberts në vend të nëntë dhe Megan Fox në vendin e 10-të. Duket se tendenca e yjeve të tapetit të kuq është reflektuar edhe tek njerëzit e thjeshtë, madj jo vetëm tek femrat, por edhe tek meshkujt.

Top Channel