Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Basketbolli është një sport në të cilin gjatësia ka një rëndësi vendimtare. Megjithatë, për një 11-vjeçar, fakti qe eshte 35-40 centimetra më i shkurtër se shokët e tjerë të skuadrës nuk bën asnjë diferencë.
Jo vetëm kaq, por Julian Newman, me gjatësi prej 137 centimetrash dhe i shëndoshë vetëm 31 kilogram, është më i miri i skuadrës së tij të shkollës “Downey Christian School” në SHBA.
Falë aftësive të mrekullueshme në përdorimin e topit dhe mundësive për të gjuajtur në disa mënyra të ndryshme me një precision të habitshëm, 11-vjeçari arrin të shmangë mbulimin e djemve 170-180 centimetra të gjatë e të kryesojë tabelën e pikëshënuesve, në kampionatin kombëtar të moshave.

”Është një fëmijë shumë i talentuar dhe vjen nga një familje shumë e mirë”, deklaroi Joe Davis, koordinatori i rekrutimeve në përfaqësuesen amerikane të moshave, për “New York Times”. “Është i shkurtër dhe herët a vonë do të përballet me këtë pengesë, por pasi të marrë vrullin e rritjes, do të bëhet me të vërtetë një yll në basketboll”.
Sipas ekspertëve, Newman ka shanse që me punë të vazhdueshme, të arrijë një gjatësi midis 175-180 centimetra.

Ndonëse përsëri me standartet e basketbollit dhe NBA-së, Newman do të mbetej i shkurtër, ai etiketohet që tani si një Allen Iverson i ardhshëm, basketbollistit legjendar, 11 herë pjesë e “All-Stars Game” dhe një herë fitues i MVP (Lojtari më i mirë i vitit), pavarësisht gjatësisë prej “vetëm” 183 centimetrash.
Top Channel