Chavez, shtëpi fanses së 4 miliontë në Twitter

19/02/2013 00:00

Ndjekësit e presidentit venezuelian Hugo Chavez në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter u bënë plot 4 milion, numër rekord ky për një figurë politike në vendin amerikano-latin.

Dhe për të festuar ngjarjen, që rastisi me rikthimin e presidentit venezuelian në atdhe, qeveria vendase vendosi t’i dhurojë një shtëpi gruas që klikoi për të 4 miliontën herë butonin “Follow” në profilin @Chavezcandanga.

“Në emër të komandantit, në një ditë kaq të bukur si kjo e sotmja, vendosëm t’i dhurojmë gruas që u bë mbështetësja e 4 miliontë e presidentit tonë një shtëpi”, deklaroi zv.presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Chavez vijon betejën e tij me sëmundjen e kancerit. Vetëm pak ditë më parë ai u rikthye në atdhe pas javësh të tëra kurimi në Kubë. Raportimet për shëndetin e tij mbeten kundërshtuese. Nga Venezuela deklarohet përmirësim, ndërsa media ndërkombëtare dyshojnë se gjendja shëndetësore e Chavez është përkeqësuar.

Top Channel