Varësia nga televizori të bën të dhunshëm

18/02/2013 18:25

Fëmijët që shikojnë televizor në mënyrë të ekzagjeruar janë të prirur të zhvillojnë sjellje antisociale dhe në disa raste edhe kriminale më vonë gjatë jetës së tyre, tregoi të hënën një studim shkencor.

Studiuesit në Zelandën e Re zbuluan gjithashtu se midis të dënuarve për krime të ndryshme në vend, shumica e tyre dëshmonin një dashuri dhe marrëdhënie intensive me televizionin, në vitet e adoleshencës së tyre.

Studimi u realizua nga Universiteti i Otagos, i cili u përqendrua tek një grup prej një mijë fëmijësh, të lindur në vite të ndryshme në qytetin e Dunedinit.

Çdo dy vjet, të përzgjedhurit për këtë anketim pyetishin se sa televizionin shikonin dhe të dhënat arritën të zbulojnë një rritje të qartë midis kriminalitetit dhe fiksimit pas ekranit.

Një profesor pjesë e këtij studimi deklaroi se varësia ndaj televizionit rrit me 30% shanset që një fëmijë të bëhet i dhunshëm apo që të ketë precedentë penalë në të ardhmen.

“Ndërsa studimi ynë nuk nxjerr përfundimin se televizioni është ai që shkakton një sjellje anti-sociale, zbulimet e këtij anketimi tregojnë se reduktimi i varësisë dhe orëve të kaluar përpara një televizori, ndihmojnë në reduktimin e sjelljeve antisociale në shoqëri”.

Top Channel