Hidhet si Klinsman, thyen qafën

16/02/2013 21:45

Pasi ka shënuar një gol të shkëlqyer, një futbollist ka festuar sipas metodës së gjermanit Klinsman, duke u hedhur në tapetin e gjelbër të fushës për të rrëshqitur me gjoks.

Por diçka ka shkuar ters dhe lojtari Dennis Swales ka thyer qafën, duke rrezikuar që të mbetet i paralizuar, njoftojnë mediat.

Swales është kapiten i Catholic Club në Hartlepool, një skuadër amatore që militon në Sunday League, në Britani.

Pasi është hedhur në bar, ai ka pësuar dëmtimin dhe ka qëndruar pa lëvizur, para se shokët e skuadrës ta merrnin dhe ta dërgonin në një klinikë.

Lojtari i është nënshtruar operacionit, pas të cilit mjekët kanë deklaruar se i riu ka thyer dy nyje të shtyllës kurrizore dhe ka pësuar dëme zerioze në katër disqe të qafës.

Top Channel