NASA publikoi imazhet nga Mërkuri, planeti më i vogël i sistemit tonë diellor. Fotot janë shkrepur nga misioni “Messenger”, i pari i këtij lloji që rrotullohet rreth këtij planeti.

Ndryshe nga sa mendohej deri më tani, se Mërkuri është një planet “pa ngjyrë”, imazhet e dërguara në Tokë nga misioni i NASA-s tregojnë se sipërfaqja e Mërkurit është shumëngjyrëshe. Në të vihet re ngjyra portokalli, e verdhë, e kaltër dhe blu.

Sipas NASA-s në zonat me ngjyrë portokalli ka aktivitet të theksuar vullkanik, ndërsa ngjyra blu është falë përbërjes shkëmbore të planetit, përbërje që mbetet për t’u studiuar.

Mërkuri, përvecse është planeti më i vogël në sistemin tonë, është edhe më i afërti me Diellin. Ai ka një diemetër prej 4880 kilometër, thuajse sa një e treta e diametrit të Tokës, por është planeti i dytë me dendësinë më të madhe, 5.3 herë më të lartë se sa dendësia e ujit. Kushtet në sipërfaqen e tij janë ekstreme, temperaturat në sipërfaqen e tij luhaten nga 425 gradë celcius deri në -180 gradë celcius.

Top Channel