Zemërim dhe hidhërim në Gaza, fotoja më e mirë

15/02/2013 00:00

U ndanë cmimet në Holandë për World Press Photo 2013, që nderojnë shkrepjet më të mira artistike jo artistike të reporterëve në terren, të fotografëve profesionistë dhe atyre amatorë.

Cmimi i parë për këtë vit shkoi për një fotografi të shkrepur në Gaza nga fotografi suedez, Paul Hansen. Hansen dokumentoi hidhërimin dhe zemratën e palestinezëve përgjatë funeralit të dy vëllezërve të mitur, 2 dhe 3 vjeç që ishin vrarë nga një bombardim izraelit.

Fotoja më e mirë në kategorinë “Daily Life Stories” shkoi për foton e italianit, Fausto Podavini. Në këtë shkrepje tregohet Mirella, 71 vjeç duke larë bashkëshortin e saj, Luigi që vuan nga Alzhaimeri.

Fotoja e dytë më e mirë po në këtë kategori shkoi për danezin Soren Bidstrup që tregon zgjimin e një familje nordike me pushime në Itali.

Portreti i një ganezje, foto e realizuar nga Stefan Vanfleteren fitoi cmimin si fotoja më e mirë në kategorinë e portreteve.

Top Channel