Një baba i dëshpëruar vendosi që nëpërmjet eBay të nxjerrë në shitje ballin e tij për të gjitha kompanitë e interesuara për reklamë.

David Taylor, britaniku 30-vjeçar mori vendimin ekstrem për të siguruar të ardhura të nevojshme për shlyerjen e një borxhit për 250 mijë paudës që u ka bankave. 30-vjeçari pësoi një aksident të rëndë rrugor që i la pas ankth dhe stres për kurimin e të cilave harxhon mijëra paund në vit.

“Provova me të gjitha mënyrat që të hiqja qafe këtë borxh. Nisa të shes mobiljet e shtëpisë, bizhuteri dhe gjithcka tjetër, por është e pamundur. Kam aplikuar për gjetjen e një punë, por edhe kjo ka qenë pa sukses. Ideja për reklamë në ballë më lindi kur pashë që në të njëjtën mënyrë një amerikan kishte siguruar 10 mijë paund”, thotë ai.

Taylor shton se mirëpret të gjitha kompanitë që dëshirojnë të reklamojnë në ballin e tij, një ose më shumë qofshin ato.

Top Channel