“Play-Station 4” me “touch-screen”

15/02/2013 18:40

Modifikimet që kompania “Sony” do të prezantojë në modelin e ri të “Play-Station” kalojnë çdo imagjinatë.

Në një fotografi të zbuluar ditën e premte të dorezës së “Play-Station 4”, duket se ajo ka të përfshirë për herë të parë teknologjinë e “tauch-screen” ne te.

Një teknologji që përdoret gjerësisht në “smartphone”, mbetet ende e paqartë se si do të përputhet kjo risi me lojën.

Nga ana  tjetër, dorezat e “Play-Station” do të vazhdojnë të kenë formatin e tyre të zakonshëm edhe në këtë version të katërt, pak më të mëdha, por me të njëjtën formë dhe butona.

Aktualisht, “Play-Station 4” është duke u zhvilluar dhe do të lëshohet në treg më vonë gjatë këtij viti.

Top Channel