14 shkurti është një nga momentet më të veçanta ku fantazia njerëzore gjen mënyra të ndryshme për të shprehur dashurinë.

Në qytetin e të dashuruarve, në Paris, është shkruar “të dua” në të
gjitha gjuhët e botës. Në murin e quajtur “The ëall of love” është
shkruar miliona herë “të dua” në më shumë se 300 gjuhë të ndryshme.
Fjalët e shkruara në këtë mur janë mbledhur nga Frederic Baron pasi ka
trokitur derë më derë dhe ka pyetur fqinjët derisa ka arritur të mbledhë
në më shumë se 300 gjuhë të botës shprehjen e dashurisë.

Ndjenja e dashurisë amësore ekziston e fortë edhe tek kafshët. Fotografi Adri De Visser ka dokumentuar një moment të rrallë kur një tufë luanësh sulmojnë një sorkadhe femër. Më pas nga bari del i terrorizuar këlyshi i gjahut të vrarë dhe në këtë moment ndodh diçka e paparashikuar. Tufa e uritur ndalon së ngrëni prenë dhe njëri nga luanët i afrohet jetimit të vogël. Kafsha e egër nuk e vret po fillon ta mbrojë, si të donte ta adoptonte. Në fund ajo e përkëdhel si ta kishte këlyshin e saj. Instikti i nënës mbizotëron mbi atë të gjuetarit.
 
Orët e fiskulturës që zhvillohen në shkollat 9-vjeçare në vendin tonë po vijnë gjithnjë e në reduktim. Por një studim i kryer së fundmi në SHBA tregon se fëmijët të cilët merren me sport jo vetëm ndjehen më mirë nga ana shëndetësore, por gjithashtu janë më të zgjuar dhe arrijnë rezultate të larta në mësime. Në studimin e kryer nga Universiteti i Tenesis u përfshinë 312 nxënës të moshave të ndryshme dhe ata që merreshin me aktivitete të ndryshme sportive shfaqën rezultate më të larta. Nisur nga ky fakt ndoshta drejtuesit e arsimit duhet ta mendojnë edhe njëherë heqjen e fiskulturës në shkolla.

Ai është vetëm 13 vjeç, por dashuria për jetën e ka bërë që të jetë në faqet e para të shtypit anglez. Bëhet fjalë për historinë e Derin Blekëell, i cili në moshën 10-vjeçare u diagonstikua më sëmnudjen e leuçemisë. Pas trajtimit dhe përmirësimit të gjendjes shëndetësore, mjekët kanë konstatuar se ai vuan edhe nga një sëmundje tjetër që prek vetëm 4 persona në botë. Ai do t’i nënshtrohet një terapie në fillim të muajit mars dhe shanset janë që të mbijetojë. Prindërit kanë treguar për mediat se 13-vjeçari ka kërkuar që të ngrihet një fondacion i cili deri tani ka mbledhur 7 mijë paund për të ndihmuar fëmijët e sëmurë me kancer.

Top Channel