Kriza ekonomike, Izraeli i heq akulloret kryeministrit

15/02/2013 15:50

Ndërsa kriza financiare ka detyruar shumë shtete të realizojnë programe shtrënguese kursimi, problemet me buxhetin po godasin kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në tryezën e ngrënies.

Në cilësinë e funksionit të tij, shpenzimet e jetesës së Netanyahut, përfshi kostot ushqimore, përballohen nga ana e shtetit.

Megjithatë, një gazetë publikoi së fundmi një raport mbi shpenzimet ushqimore, ku vërtetohej dashuria e papërmbajtshme e kryeministrit ndaj akulloreve.

Sipas të dhënave zyrtare, Natanyahu blen çdo muaj rreth 14 kilogram akullore me vanilje ose lajthi, të cilat i kushtojnë shtetit pothuajse 10 mijë shekel (2 mijë euro).

Përballë këtij raporti, Tel Avivi zyrtar vendosi që të eliminojë nga lista e dietës së paguar për kryeministrin akulloren. Tashmë, nëse Netanyahu dëshiron ende të konsumojë ushqimin e tij të preferuar, duhet ta bëjë këtë pa u “qirasur” prej taksapaguesve të tij.

Top Channel