Konkursi i talenteve të IT-së

15/02/2013 00:00

Kompania ICTS Media, me mbështetjen e Fondacionit “Dritan Hoxha” ka hapur zyrtarisht aplikimet për konkursin “Albania ICT Awards, eventi i parë i këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri.

Të gjithë të interesuarit mund të konkurojnë duke plotësuar aplikimin në website-n ictawards.org.

Ky event pritet të shndërrohet në një traditë të përvitshme për të promovuar profesionistë, udhëheqës të suksesshëm dhe inovatorë në fushën e IT-së, duke dhënë një kontribut në zhvillimin e teknologjisë dhe informacionit në sektorin publik dhe privat, si dhe në zbulimin e talenteve të reja nën 18 vjeç në fushën e IT-së.

Top Channel