Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Mbi 100 persona kanë përfunduar në pranga në lidhje me torturimin dhe më pas djegien e një 20-vjeçarje të akuzuar për “ushtrim të magjisë së keqe” në Guinenë e Re.
Vrasja horror ndodhi në provincat perëndimore të vendit. Mediat vendase shkruajnë se operacioni i policisë i ndërmarrë në orët e para të ditës së premte prangosi mbi 100 persona. Shumë prej tyre dyshohet se kanë qenë aktivë në ekzekutimin e pashembullt të 20-vjeçares, nënë e një fëmije, ndërsa të tjerët për nxitje të krimit të rëndë.
20-vjeçarja, e quajtur Kepari Leniata “u dënua” nga turma e njerëzve. Ajo akuzohej se kishte shkaktuar vdekjen e një fëmije 6-vjeçar duke përdorur praktika të magjisë. 6-vjeçari ishte shtruar në spital me dhimbje të forta stomaku ku ndërroi jetë.
Pas kësaj, e reja u mor me forcë nga banesa e saj nga një turmë burrash dhe në sy të të afërmve. U hodh në mes të rrugës, u dhunua me hekur të nxehtë e sende të tjera të forta, u spërkat me benzinë e më pas iu vu flaka.
Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak se janë ndaluar nga turma. Cituar nga mediat vendase, kreu i policisë lokale deklaroi pas ekzekutimit makabër, se rasti po trajtohej si një vrasje dhe se shumë shpejt përgjegjësit e saj do të viheshin përpara drejtësisë.
Ndërkohë e përditëshmja vendase, “The National” përvec tronditjes së publikut për ngjarjen aspak të zakontë, thotë se 20-vjeçarja ishte nënë e një foshnje 8-muajshe.
Top Channel