Një urë me konteinerë riciklimi

14/02/2013 14:25

Një urë 160 metra e realizuar e tëra me konteinerë riciklimi. Do të quhet ECOntainer dhe është projekti i studios izraelite të arkitekturës “Yoav Messer”.

Objekti në fjalë do të mundësojë lidhjen e rrugës Lod në Tel Aviv me malin Hirija, në qendër të parkut kombëtar që mban emrin Ariel Sharon.

Ura do të mund të kalohet nga këmbësorët, biçikletat, autobusët e vegjël dhe do të jetë edhe një objekt atraksioni për vizitorët.

Duke dalë në ballkone, që do të realizohen në të dy anët e strukturës, do të mund të admirohet panorama e pjesës juglindore të qytetit izraelit.

Llogaritet që çdo vit rreth 800 mijë konteinerë braktisen nga shërbimet detare. Por, në vend që të braktisen ata mund të ripërdoren dhe përdorimi i tyre do të mundësojë shkurtimin e kohës dhe kostos së prodhimit.

Për projektin arkitektët janë frymëzuar nga ndjenja për ambjentin dhe numri i turistëve që prej disa vitesh tërheq parku kombëtar Sharon.

Top Channel