Islanda si Kina, do ndalojë faqet pornografike

14/02/2013 00:00

Islanda pritet të shndërrohet në vendin e parë demokratik që do të aplikojë censurën e plotë mbi faqet pornografike të internetit.

Vendimi pritet të merret shumë shpejt nga autoritetet e vendit të vogël nordik dhe si model do të përdoret përvoja e Kinës. Sipas këtij modeli, faqet më të mëdha me përmbajtje për të rritur do të filtrohen nga një sistem i posaçëm duke mos lejuar hapjen e tyre në gjithë territorin e vendit.

Prezantuesit e këtij projekti thonë se gjithcka bëhet për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga ky fenomen i përhapur gjërësisht së fundmi, ndërkohë që shoqata të të drejtave të njeriut thonë se masa është e nevojshme, por jo kaq drastike.

Popullsia e Islandës është më pak se 320 mijë banorë.

Top Channel