Shkolla nuk është sfidë e lehtë. Kjo, absolutisht për të inkurajuar ata që s’e marrin mundimin për të pasur rezultate të mira, por për të treguar një realitet: Jo të gjithë kemi aftësinë për t’u përshtatur mirë në shkollë e për të shkëlqyer, e megjithatë kjo nuk na bën më pak të vlefshëm për shoqërinë.

Shembull për këtë janë shumë personazhe të famshëm në botë, të cilët s’kanë arritur të kenë as diplomën e gjimnazit. Megjithatë, duke punuar fort në aftësinë që kanë zbuluar tek vetja, kanë arritur të bëhen të pasur e të famshëm.

Robert De Niro

Fansat e Vito Korleones mbase nuk e dinë që aktori i dashur nuk arriti ta përfundonte shkollën e mesme. Ai ndryshoi disa here shkollen që para se të arrinte tek e mesmja dhe parapelqente te rrinte me nje grup femijesh rruge ne Italine e Vogel, lagje e Manhatanit.  S’kishte mbushur akoma 17 vjeç kur u largua nga bankat e gjimnazit. Fituesi i disa çmimeve “Oscar”, gjithsesi gjatë rrugës së artit e pa të arsyeshme t’u kthehej sërish studimeve. Ai mori leksione aktrimi në Li Strasbergs Studio dhe në Konservatorin Stela Adler. 

Jay-Z (Shaën Carter)

Xhei Zi mund të ketë “99 probleme”, por mungesa e një diplome të shkollës së mesme nuk është njëri nga to. Këngëtari i njohur, ishte një nga ata djemtë problematikë në shkollë, që vinte nga lagjet e Bruklinit dhe kishte probleme me drogën para se të gjente rrugën e tij të jetës në hip-hop. Tashmë një superstar, Xhei Zi ka një pasuri të vlerësuar prej 450 milionë dollarësh.

Billy Joel

Billi Xhoel e mori diplomën e shkollës së mesme 25 vjet pasi e kishte mbaruar atë. Kjo sepse shkolla vendosi t’ia bënte dhuratë meqë ishte një nxënës i famshëm. Megjithatë, ka mbetur në histori deklarata e tij e famshme pasi mësoi se nuk arrinte kreditet për të marrë dëftesën e pjekurisë: “Nëse nuk shkoj tek Universiteti Kolumbia, do shkoj tek Kolumbia Rekords dhe atje s’është e nevojshme diploma e shkollës së mesme”. Fitues 6 herë i cmimeve “Grammy”, ai ka shitur më shumë se 150 milion cd në botë.  

Carl Lindner

Miliarderi Karl Lindner la shkollën e mesme për të shitur qumesht për baxhon e familjes.  Në vitin 1940 ai hapi një dyqan akulloreje me motrën e tij dhe dy vellezerit. Për hir të nevojës, Lindner u largua nga bankat e shkollës për të punuar. Tashmë ai është një nga njerëzit më të pasur në botë me një pasuri neto 1.7 miliard dollarë.

Catherine Zeta-Jones

Katherin Zeta Xhons, vajza e rrobaqepëses dhe një fermeri e la gjimnazin në moshën 15-vjecare. Ajo renditet vazhdimisht tek lista e multimilionerëve që nuk kanë një diplomë të shkollës së mesme. Arsyeja është e thjeshtë. Që në atë moshë, ajo e kishte kuptuar se rruga e saj e jetës ishte aktrimi.

Ben Affleck

Ndërkohë ka njerëz të shquar që janë dorëzuar pak më vonë në fakultet. Përshembull, aktori dhe skenaristi i filmave, Ben Aflleck hoqi dorë nga universiteti i Vermontit, pasi bëri semestrin e parë. Më pas, braktisi kolegjin për të ndjekur ëndrrën e tij, aktrimin.

Ellen DeGeneres

E ka deklaruar pa pikë ndrojtjejeL Nuk ka ndjekur asnjë shkollë të lartë. Një nga moderueset më të famshme, më argëtuese dhe të vleresuara  të talk shoë-ve, Elen De Xheneris, e la për sgjysmë universtetin e Nju Orlinsit, pasi mendonte se ishte kohe e çuar dëm.

Bill Gates, Mark Zuckerber dhe Steve Jobs

Tre  njerëzit më të famshëm të teknologjisë janë futur në histori edhe për këtë. Ata s’kanë diploma, por janë njerëzit që kanë një ndikim të pamohueshëm në jetën e qindra miliona njerëzve. Bashkëthemeluesi dhe kreu i “Microsoft”-it, Bill Gates braktisi Harvardin. Po kështu edhe Mark Zukerberg, bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i “Facebook”. i ndjeri, Stiv Jobs, bashkethemeluesi i “Apple”, rezistoi në universitet vetëm gjashtë muaj.

Top Channel