Sipas një vëzhgimi në Britaninë e Madhe, meshkujt duhet të propozojnë për martesë partneren e tyre dy vite pas fillimit të lidhjes, në një plazh të shkretë, në ditën e Shën Valentinit.

Gjithashtu, ky vëzhgim doli në përfundimin se një femër pret deri në pesë vite propozimin dhe pas kësaj kohe ndahet nga partneri.

Por, ka edhe femra që dalin vetë nga situata. Një në katër krijojnë skenare që mund të çojnë në një propozim nga i dashuri: lëshojnë sinjale ose shohin unaza kur janë me partnerin duke pritur një reagim.

Ndërsa 1 në 10 femra i bien shkurt: lëshojnë ultimatumin kur shohin se i dashuri nuk ka ndërmend të propozojë.

 

Top Channel