Projekti pilot, energji banesës falë algave

13/02/2013 00:00

Në Vilhelmsburg, pak kilometra nga qyteti i Hamburgut në Gjermani është në fazën e përfundimit një ndërtesë 5-katëshe.

Ajo që e bën të veçantë këtë ndërtesë nga simotrat e saj në gjithë botën është sistemi i ngrohjes dhe i sigurimit të energjisë që është totalisht i pavaruar dhe miqësor me mjedisin.

Bëhet fjalë për një projekt pilot të kompanisë austriake të ndërtimit “Splitterëerk”. Muret anësore të ndërtesës do të vishen nga një dopio xham. Mes hapësirës së xhamit do të kultivohen algat. Procesi i fotosintezës së algave që përthith energjinë diellore do të sigurohet sasia e nevojshme e energjisë për të ngrohur ambientet e brendshme të ndërtesës si dhe ujin e ngrohtë për përdorim.

Ndërtuesit kanë planifikuar që falë transformimit të kësaj energjie të sigurojnë edhe ndricimin pa ndërprerje të të gjithë godinës.

Godina do të jetë pesë katëshe me sipërfaqe nga 50 deri në 120 metër katror secili kat. I gjithë projekti pritet të përfundojë më 31 mars të këtij viti.

Top Channel