Një profesor 9-vjeçareje i “Guiness”

13/02/2013 17:40

Nuk të rastis çdo ditë të ndeshesh me një dhunti si të tijën. Madje është aq e rrallë sa mund të kategorizohet për rekordin “Guiness”. Dhe personi për të cilin po ju flasim, e ka fituar një të tillë falë dhuntisë që ka.

Ky eshte Kristaq Viso, 52 vjeç. Mesues biologji-kimie, anglishteje dhe informatike ne shkollen 9-vjecare “Dhora Leka” në Tiranë.

Por, pavaresisht formimit te gjitheanshem dhe sipermarrjeve te shumta qe ai parapelqen te marre, te veçante e ben diçka tjeter. Kristaqi mund te shkruaje me te dyja duart ne te njejten kohe.

“Është një çudi e madhe se si shkruan me të dyja duart. Unë e kam provuar, por nuk ja dal dot”, thotë një prej nxënësve të tij të habitur.

Dhuntia e mesuesit i le te gjithe pa fjale. Madje edhe koleget habiten sesi ai i’a del te shpjegoje e te shkruaje ne te njejten kohe me dy duar.

“Është dita ime e parë si mësuese gjuhë-letërsie. Nuk e kisha menduar kurrë se dikush mund të shkruajë ashtu siç shkruan profesori”, tha Sotira Ymeri, mësuese pranë kësaj shkolle.

Kristaqi ka lindur me kete dhunti, por deshiren per te punuar me dy duar ne te njejten kohe e ka zhvilluar me kohen. Mund te zgjidhe ekuacione, mund te shkruaje nje tekst, por edhe te vizatoje me dy duar njekohesisht.

“Kam dy vjet që jam drejtoreshë dhe me thënë të drejtën i gjithë stafi i shkollës është habitur nga aftësia e profesorit dhe e shikojnë atë me admirim”, thotë Pranvera Paçara, drejtoresha e “Dhora Lekës”.

Pervecse te veçante, kjo e dhunti e ka bere 52- vjecarin te kete produktivitet shume te larte ne pune. “Në qoftë se një mësuesi i duhen pesë minuta për të shkruar një ekuacion apo diçka tjetër, profesor Viso është në gjendje ta bëjë këtë punë për vetëm disa sekonda”, tha Paçara.

Top Channel