Qentë ka më shumë gjasa që të rrëmbejnë ushqim kur askush nuk i sheh, sugjeroi një studim, i cili njëkohësisht provon se “miqtë tanë” me katër këmbë janë në gjendje të kuptojnë mirë pikëpamjen njerëzore.

Për vite me radhë, pronarët e qenve kanë thënë se ata janë kafshë të zgjuara dhe se mund t’i kuptojnë, por një pretendim i tillë nuk është provuar asnjëherë shkencërisht.

Në përpjekje për të kuptuar mënyrën se si funksion lidhja e njeriut me qenin, ekspertë të veterinerisëkryen një testim me disa mijëra qen, të cilëve u thuhej që nuk duhet të hanin nga pronarët e tyre.

Në vëzhgimin e tyre, me pronarët pranë dhe të lënë vetëm, u arrit në përfundimin se kafshët nuk kanë një sjellje të njëjtë.

Ata kanë katër herë më shumë shanse që të hanë në mënyrë të paautorizuar kur pronarët nuk janë vërdallë, një shenjë se kafsha e kupton psikologjinë e njeriut dhe i frikësohet pasojave që mund të vijnë nga shkelja e urdhërit për të mos ngrënë.

“Ajo që kemi arritur të zbulojmë është veçanërisht e rëndësishme, pasi tregon se qentë arrijnë të kuptojnë atë që njerëzit nuk e mendonin më parë. Kjo do të thotë se ata janë në gjendje të kuptojnë dhe të veprojnë në bazë të perspektivës njerëzore”, deklaroi Juliane Kaminski, eksperte e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Portsmuthit.

Top Channel