Ndërkohë në Kenia… luanët bllokojnë rrugën

11/02/2013 14:45

Në Nairobi të Kenias trafiku u bllokua sepse në mes të rrugës kishin vendosur të ndalonin dy… luanë.

Shumë pranë Parkut Kombëtar të Nairobit, dy grabitqarët dolën në rrugë dhe u shtrinë për tu qetësuar duke krijuar radhë të gjata makinash.

Një fotograf amator afrikano-jugor vendosi që të shkrepte disa foto për të dokumentuar këtë moment të rrallë.

“Luanët qëndruan dhjetë minuta në mes të rrugës, por të gjithë shoferët u treguan të duruar dhe besoj se e shijuan spektaklin”, shprehet fotografi.

Parku Kombëtar i Nairobit është hapur në vitin 1946. Aty mund të gjenden shumë lloje kafshësh, përfshirë xhirafat, leopardët dhe hipopotamët.

Afërsia me qytetin është një rrezik për parkun për shkak të ndotjes, por edhe mbipopullimi ka bërë që të lindë nevoja për më shumë vend për banesa të reja dhe tokë për të punuar.

Top Channel