Në Jelgavë të Letonisë po zhvillohet edicioni i 15 i festivalit të skulpturave me akull. Janë 30 artistë që vijnë nga 8 vende të ndryshme të Botës, të cilët kanë paraqitur punët e tyre të bukura dhe të brishta.

Mijëra letonezë janë mbledhur në Jelgavë për të admiruar skulpturat që ndriçohen me shumë ngjyra për të krijuar nje efekt sa më tërheqës.

Festivali Ndërkombëtar i skulpturave me akull është një nga eventet më popullore në Letoni. 

Këtë vit, në këtë event do të organizohet edhe një konkurs akrobacish në akull me “snowboard”.

Top Channel