Mungesa në ngritjen e flamurit në 28 nëntor 1912 nuk e zbeh aspak figurën e Cerciz Topullit. Në Gjirokastër është propozuar ngritja e një muzeu me materiale, dokumente dhe relike nga jeta e veprimtaria e heroit të popullit.

Cerciz Topulli është një nga patriotët më të mëdhenj dhe me një rol parësor në luftën kundër pushtuesve osmanë, shovinistëve grekë dhe atyre serbë. Një muze në qytetin e tij të lindjes do të ishte i domosdoshëm dhe korrigjim për harresën e këtij burri të madh.

Shqipëria duket se është e rrethuar me naftë dhe gaz. Pas dyshimeve që deti Jon ka pasuri të mëdha hidrokarburesh, një lajm i tillë vjen edhe për Detin Adriatik. Sipas një studimi të kryer nga një kompani e huaj, janë identifikuar 3.2 trilionë metra/kub gaz dhe 145 milionë fuçi nafte pranë brigjeve të Durrësit.

Një bimë 300 herë më e ëmbël se sheqeri po kultivohet në Shqipëri. Bima “Stevia”, e panjohur deri më tani në vendin tonë, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Ajo është quajtur ndryshe bima e së ardhmes apo edhe bima diabetike. Kjo bimë kultivohet për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit në gjethen e saj.

Mrekulli mund të quhet ajo që i ka ndodhur një fëmije 5 muajsh në Angli. Makina e cila drejtohej nga mamaja e tij u përfshi në një aksident të rëndë, por fatmirësisht foshnja shpëtoi pa asnjë lëndim. E ëma qëndroi në koma tetë ditë si pasojë e aksidentit dhe në momentin që u zgjua, edhe pse do qëndrojë në karrige me rrota, e vetmja gjë që e shqetësonte ishte a kishte shpëtuar fëmija e saj.

“Super Ted” është fëmija që e gjen në faqet e para të shtypit anglez. Ai lindi me një problem në zemër, por që falë një operacioni pak javë pas ardhjes në jetë arriti të shpëtojë. Prindërit, të mrekulluar për mbijetesën e të birit, thanë se ishte dëshira për të jetuar e fëmijës që e bëri atë të luftojë kundër sëmundjes.  

Top Channel