“Sony”, PlayStation 4 brenda vitit

07/02/2013 13:00

“Sony Computer Entertainment” ka ndërmend t’i japë jetë pritjes për versionin e ri të platformës popullore PlayStation 4 brenda fundit të vitit, në kohë për sezonin e pazareve të dhjetorit.

Sipas shtypit japonez, njoftimi zyrtar do të bëhet nga drejtuesit e gjigandit të lojrave elektronike më 20 shkurt në Nju Jork.

PS4 do të ketë funksione të avancuara në rrjet që do t’u mundësojnë përdoruesve të komunikojnë me lojtarë të tjerë përmes teknologjive të “Gaikai”, ndërmarrja amerikane e blerë nga “Sony” verën e kaluar.

Top Channel