Seks falas për futbollistët nigerianë

06/02/2013 12:00

Shoqata Kombëtare e Prostitutave të Nigerisë (ANP) lajmëroi me anë të një komunikate për mediat se “lojtarët e kombëtares nigeriane do të kenë një javë seks falas nëse fitojnë Kupën e Kombeve të Afrikës”.

Për momentin Nigeria, e cila e ka fituar dy herë këtë kompeticion (1980 dhe 1994), ka arritur gjysmëfinalen dhe sot do të luajë kundër Malit.

Sekretarja e përgjithshme e grupimit të prostitutave, Jessica Elvis, theksoi se kjo iniciativë ka si qëllim “mbështetjen e kombëtares dhe motivimin e mëtejshëm të futbollistëve”.

Sot do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës. Në orën 17:00 do të zhvillohet takimi Mali-Nigeri dhe në orën 20:30 Burkina Faso do të përballet me Ganën.

Top Channel