Tigri masakron instruktorin e tij

05/02/2013 00:00

Një tigër reagoi dhunshëm ndaj urdhërave të instruktorit të tij përgjatë një shfaqeje cirku në një qytet në veri të Meksikës.

Gjithcka është dokumentuar nëpërmjet një video-postimi në Youtube nga një spektator në shkallët e cirkut. Punonjësit e tjerë të cirkut u lëshuan me karrige dhe sende të tjera të forta kundrejt kafshës për të lëshuar instruktorin, por nuk mundën do që të shpëtonin jetën e tij.

Mediat meksikane shkruajnë se viktima ishte 35-vjeçari amerikan, Alexander Crispin. Ai kishte marrë plagë të forta në qafë dhe kraharor, plagë që i shkaktuan vdekjen megjithëse u shoqërua menjëherë në spitalin rajonal.

Kujdes!!! Video ka pamje të rënda.

Top Channel