Linjë intime për transeksualët

05/02/2013 16:40

Një modele transeksuale lëshoi një linjë veshjesh intime për të gjithë ata meshkuj që kanë kryer të njëjtin “tranzicion” si ajo.

Njojorkezja Cy Lauz lëshoi linjën e quajtur “Chrysalis”, pasi sipas saj, ekzistonte një hendek në treg në veshjet për këtë kategori njerëzish.

Sipas saj, veshjet e reja janë në gjendje që të fshehin defektet trupore deri në realizmin e shndërrimit të plotë në femër dhe njëkohësisht, të nxjerrin në pah linjat më të mira të një gruaje të lindur mashkull.

”Shumë gra kanë pritur prej kohësh për një produkt të tillë”, deklaroi Lauz. “Duke folur nga përvoja personale, mund të them se e kam pasur shumë të vështirë të gjeja produkte që të më përshtateshin në atë kohë”.

Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë rreth 800 mijë transeksualë.

Top Channel