Një ditë pasi gjetja e eshtrave të Rikardit të Tretë, mbretit të fundit britanik të vrarë në fushë-betejë u shndërrua në një kryelajm të mediave ndërkombëtare, ekspertët zbuluan të martën fytyrën e tij të vërtetë.

Duke u bazuar në teknikat e mjekësisë ligjore, formës së kafkës dhe të dhënave të tjera të nxjerra nga deshifrimi i kodit gjenetik, u arrit të rindërtohej fytyra e vërtetë e mbretit, i vrarë në moshën 32-vjeçare në vitin 1485.

Ajo që nuk mund të njihet është gjatësia e mjekrës apo e flokëve që mbreti ka mbajtur në ato kohë, por duke u nisur nga të dhënat historike, duket se ai mbante gjithmonë flokë të gjatë dhe mjekër të shkurtër.

Mbresëlënës është krahasimi me portretin e tij real dhe pikturave të kohës, që e kanë nxjerrë mbretin identik siç ishte në të vërtetë.


Ne Foto: Fytyra e rindertuar e Rikardit te Trete majtas dhe portreti i tij ne nje pikture te shekullit XV, djathtas

Rikardi i Tretë u vra në betejën e famshme të Bosuorthit, fusha ku sot është ngritur qyteti bashkëkohor i Leiçesterit, në Britaninë Qëndrore.

Me rënien e tij, përfundoi lufta civile e njohur në histori si lufta e “Dy Trendafileve” midis dy shtepive fisnike britanike, ndërsa fituesi i asaj beteje, Henri Tudor, u pagëzuar si mbret i Britanisë me emrin Henri VII.

Top Channel