Facebook, rrjeti social mbushi 9 vjeç

05/02/2013 00:00

Facebook ka mbushur 9 vjeç. Ishte 4 shkurt 2004 kur Mark Zuckerberg dhe
shokët e tij të universitetit Eduardo Saverin, Dustin Moskovitz dhe
Chris Huges themeluan në Kembrixh atë që shumë shpejt do të bëhej një
nga sukseset më të mëdha planetare të epokës së internetit.

Kur kanë kaluar 9 vjet, Facebook numëron mbi 1 miliard abonentë. Pas kuotimit në bursë, sfida tjetër e rrjetit social është depërtimi në fushën e telefonave smart.

Por jo vetëm kaq. Facebook u ka hapur sfidë platformave të lojrave elektronike me 10 tituj të llojit aventurë, lojë roli dhe strategjike, me cilësi të lartë grafike dhe që do të mbërrijnë online brenda pak muajsh.

Mes titujve më të pritur janë “Chrono Blade” dhe “Kings Road”, që janë në fazë zhvillimi. Ndërsa “Offensive Combat” është prej 1 dhjetorit në fazë testimi dhe numëron 1 milion lojtarë në muaj.

Top Channel