7-vjeçari përballë luaneshës së uritur

05/02/2013 16:30

Një 7-vjeçar kurajoz ishte vetëm disa centimetra larg vdekjes së sigurt, ndërsa u sulmua nga një luaneshë e uritur në një kopësht zoologjik në Majemi, SHBA.

Megjithatë, pamja e frikshme e kafshës së egër nuk e trembi djaloshin, i cili vazhdoi të admironte luaneshën, nga siguria që një xham i vendosur midis tyre ofronte.

Babai i 7-vjeçarit, duke qëndruar pas të birit, realizoi një seri fotografish të mrekullueshme, të cilat u publikuan të martën në mediat amerikane.

Top Channel