Shpikjet që do të ndryshojnë botën

04/02/2013 16:10

Çdo vit, korporata “IBM” zgjedh mes teknologjive të reja pesë prej tyre, për të cilat ajo mendon se do të ndryshojnë botën në pesë vitet e ardhshme.

Lista vjetore e kompanisë, e quajtur “Pesë brenda pesë”, në të kaluarën është përqendruar tek risitë për telefonat celularë, imazhet 3 dimensionale, sistemet e transportit dhe teknologjitë e energjisë.

Këtë vit, lista e “IBM”-së përmban pajisje që do të zotërojnë aftësi të shqisave tona, madje edhe më tepër: “Makinat inteligjente së shpejti do të jetë në gjendje të dëgjojnë tingujt përreth dhe të nxjerrin në pah ato që na interesojnë më tepër”, thotë “Zëri i Amerikës”.

Për shembull, një sistem i avancuar do të mund t’u tregojë prindërve pse është duke qarë fëmija i tyre i vogël, sepse është i semurë, i urritur apo thjesht ndihet i vetmuar.

Top Channel