Duhanpirësit detyrojnë avionin të ulet

04/02/2013 17:30

Disa duhanpirës kokëfortë detyruan një avion në udhëtim nga Halifaksi në SHBA në Republikën Domenikane, që të bënte një ulje të paplanifikuar në Bermuda.

Tre duhanpirësit, babai, nëna dhe djali, refuzuan në mënyrë të përsëritur kërkesën e asistentëve të fluturimit për të fikur cigaret, të cilat janë të ndaluara për t’u tymosur brenda një avioni.

Përballë vendosmërisë së udhëtarëve për t’iu nënshtruar rregullave të fluturimit, pilotët u detyruan që të realizonin një ulje të detyruar në mesin e rrugës, duke kërkuar asistencën e policisë për nxjerrjen jashtë bordit të familjes, me prindërit rreth moshës 50-vjeçare e djalin rreth 25 vjeç.

Siç lajmëruan mediat amerikane, policia shoqëroi tre pasagjerët jashtë avionit, duke i vendosur një gjobë për duhanpirje në një ambient të ndaluar, në të njëjtën kohë që do të përballen me një proces gjyqësor penal dhe mundësinë e një gjobe shumë më të lartë, për devijimin e rrugës së një avioni.

Pas kësaj ndodhie të paparashikuar që vonoi me disa orë udhëtimin, avioni përfundoi me sukses rrugën e tij deri në Republikën Domenikane.

Top Channel