Mund të duket e çuiditshme ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në debatin më të madh për kufizimin e armëve pas ngjarjeve në Aurora dhe Njutaun.

Me mëngë të shkurtra, syze dielli, shikim të përqendruar… ky është presidenti amerikan, Barak Obama, i cili po qëllon me pushkë. Ai është i pasionuar pas skeet, një prej disiplinave të qitjes: në shënjestër janë disa disqe argjile që lëshohen në ajër. Është një foto e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Vjen si përgjigje ndaj akuzave të Marsha Bllekbërnit, senatore republikane e Tenezi. Gjatë një interviste për revisten “The New Republic”, Obama kishte folur për pasionin e tij për këtë sport, të cilin e aplikon gjatë qëndrimit të tij në Kemp Dejvid.

Senatorja amerikane, duke folur për emisionin Outfront të CNN kishte ironizuar për këtë “lloj argëtimi” të Barak Obamës. “Nëse presidentit i pëlqen të bëjë skeet, përse nuk na e ka treguar më parë? Përse nuk dihej asgjë për këtë? Vë bast, kishte thënë senatorja, se nëse do të më ftonte në Kemp Dejvid do ta kisha mundur sistematikisht”.

Pas kësaj interviste, Shtëpia e Bardhë u kundërpërgjigj me këtë foto, e bërë më 4 gusht të vitit të kaluar, ditën e 51-vjetorit të ditëlindjes së presidentit amerikan.

Top Channel