Godet me elektroshok nënën në sy të fëmijëve

02/02/2013 00:00

Një nënë u godit në sy të fëmijëvë të saj me pistoletë elektrike nga një roje sigurie në një supermarket në Atlanta të Shteteve të Bashkuara.

Reagimi i rojes së sigurisë mbërriti pas disa momentesh debati mes tij dhe gruas. Ai i kërkoi disa herë asaj të qendronte larg derës së supermarketit, por gruaja nuk zbatoi kërkesën e tij, përkundrazi tenton të hyjë me forcë.

Roja reagon duke e shtyrë nga njëri sup, por gruaja i kthehet duke e goditur. Në një moment, i gjendur mes presionit verbal e fizik të gruas, roja nxjerr pistoletën elektroshok dhe e godet. Ajo bie për pak sekonda pa ndjenja përpara fëmijëve saj për t’u përmendur më pas.

E gjithë skena ëshë filmuar nëpërmjet një kamere që nga pamjet duket se ka qenë në trupin e rojes së sigurisë. Videoja është hedhur në internet ku shumë përdorues po i japin të drejtë rojes së sigurisë.

Top Channel