Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Pavarësisht nisjes për në Mali, presidenti francez Francois Hollande ka arritur të gjunjëzojë Google, kolosi amerikan i internetit, në betejën e gjatë të lidhur me të drejtën e autorit.
Një takim mes kreut të shtetit dhe numrit një të “motorit” Eric Schmidt, i ka dhënë fund negociatave të vështira që zgjasnin prej dy muajsh mes palëve.
Presidenca franceze ka njoftuar krijimin e një fondi prej 60 milionë eurosh, tërësisht i financuar nga Google, që do të lehtësojë kalimin e materialeve të printuara në format të dixhitalizuar.
Këshilli administrativ i Fondit do të përbëhet nga përfaqësues të Google, të fushës së botimeve, por edhe nga personalitete të pavarura.
Ndërsa përdorimi i tij do të kontrollohet nga një organ i jashtëm dhe i pavarur. Fondi do të jetë i hapur për të gjitha faqet e informimit.
“Detyra e këshillit administrativ do të jetë zgjedhja e projekteve të merituara që do të marrin një ndihmë financiare”, ka sqaruar Marc Schwartz, ndërmjetës i qeverisë franceze në bisedimet me Google.
Marrëveshja e firmosur në Paris parashikon edhe një “partneritet tregtar” 5-vjeçar, që do të ndihmojë shtypin të zhvillohet në internet, duke rritur të ardhurat e tij online, ka shtuar ndërmjetësi.
Top Channel