“E vrava se më lexonte mendimet”

02/02/2013 00:00

Një i sëmurë mendor masakroi 17 herë me një shpatë samurai një 32-vjeçar pasi dyshonte se ky i fundit “i lexonte mendimet e më pas ia përsëriste”.

Krimi i rëndë është regjistruar në Angli, ku 42-vjeçari Marc Carter, me një historik 20-vjeçar dhune ekstreme, goditi 17 herë me shpatë 32-vjeçari Gino Nelmes, baba i dy fëmijëve.

Pas vrasjes, 42-vjeçari është dorëzuar në polici ku ka dëshmuar për krimin e kryer. “Sapo masakrova njërin me thikë”, ishin fjalët e tij para hetuesve britanikë.

Carter ishte lënë i lirë nga një spital psikiatrik vetëm pak ditë para vrasjes dhe rasti ka shokuar opinionin publik në Britani ku një lumë kritikash janë derdhur ndaj shërbimit të përkujdesit mendor dhe izolimit të personave me rrezikshmëri shoqërore të lartë.

Top Channel