Sherri për trashëgiminë, shkatërron me vare shtëpinë e babait

01/02/2013 16:40

Një elektriçist shkatërroi shtëpinë ku jetonte me vare, pas një zënke disa-vjeçare me të vëllain për vilën që u kishte lënë babai trashëgimi, raportoi të mërkurën “Daily Mail”.

Babai i gjashtë fëmijëve, Tony McGuire, mbërriti në mëngjesin e së premtes në banesën me vlerë 300 mijë euro, duke iu futur mureve me vare dhe deri në zbardhjen e mëngjesit, kishte shndërruar në gërmadhë një pjesë të mirë të shtëpisë.

Veprimi i tërbuar i McGuire u motivua pasi në mungesë të një testamenti nga babai, shtëpia u nda në tresh mes tij, motrës dhe vëllait tjetër.

Megjithatë, elektriçisti kishte supozuar se shtëpia do të mbetej e tij, pasi ai banonte aktualisht në të dhe kishte shpenzuar 200 mijë paund, kursime jete, për ta rikonstruktuar së fundmi.

Për gjykatën, këto elementë nuk kishte rëndësi dhe ai urdhëroi që vila të ndahej në tresh, midis të tre fëmijëve të familjes në mënyrë të barabartë.

Në mungesë të gjetjes së një marrëveshje me vëllain tjetër, që kërkonte pjesën e tij prej 100 mijë stërlinash, McGuire vendosi që të vepronte i vetëm dhe të shkatërronte shtëpinë e tij dhe pronën e vetme që i kishte lënë babai.

Asnjë prej fqinjëve nuk e ndaloi gjatë natës që të shkatërronte banesën, pasi ligjërisht ai po dëmtonte shtëpinë e tij, diçka që kishte të drejtë ta bënte.

Megjithatë, veprimi pritet t’i kushtojë shtrenjtë McGuires, i cili do të përballet tashmë në gjykatë me padinë e vëllait dhe të motrës, që duan kompensimin e dëmeve dhe shumën që u takuan prej pasurisë së familjes.

Top Channel