Mario Balotelli u prezantua nga Milani në San Siro nëpërmjet një konference për shtyp të përbashkët me administratorin e deleguar të klubit, Adriano Galliani.
Qendërsulmuesi i kombëtares italiane “thumboi” ish-skuadrën e tij, Interin, duke thënë se do të festojë nëse do të shënojë në derbin e Milanos.
“Do të festoj sepse me tifozët zikaltër i kam mbyllur marrëdhëniet pasi u largova nga Interi”, deklaroi 22-vjeçari.
Balotelli nënvizoi se Milani nuk është një peshë e rëndë për të: “Nuk është peshë, por nder të veshësh fanellën e Milanit. Kishte kohë që doja të luaja për këtë skuadër dhe më në fund jam këtu. Dua të fitoj si protagonist.”
Talenti më i madh italian i viteve të fundit pranoi se futbolli anglez është më përpara se ai italian, “por e kisha ëndërr të luaja për Milanin dhe në Itali kam edhe familjen”.
Galliani: Krenarë që sollëm në Itali Balotelli-n
Adriano Galliani theksoi: “Jemi krenarë që kemi mes nesh qendërsulmuesin e Italisë. Ka qenë një nga tratativat më të ndërlikuara në karrierën time 27-vjeçare. Objektivi do të jetë i përhershmi: të futemi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.”
Top Channel