Probleme fizike për Asllanin tek Interi, mesfushori i Kombëtares në dyshim për turneun aziatik
Luis Hasa, mesfushori i grumbulluar së fundmi nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të vazhdojë karrierën te Frosinone. Napoli ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të 22-vjeçarit te skuadra e sapongjitur në Serie A.
Hasa, i lindur në Itali, përfaqësoi ekipet zinxhir të Italisë, por në qershor të vitit 2026 debutoi me Kombëtaren shqiptare, duke u bërë pjesë e projektit të kuqezinjve nën drejtimin e Maranit.
Mesfushori është produkt i akademisë së Juventusit. Pas largimit nga bardhezinjtë, ai u transferua te Lecce dhe në janar të vitit 2025 firmosi me Napolin. Sezonin e kaluar e kaloi në formë huazimi te Carrarese në Serie B, ku zhvilloi 31 ndeshje, realizoi pesë gola dhe dha katër asistime.

Pavarësisht paraqitjeve të mira në kategorinë e dytë, Hasa nuk debutoi asnjëherë me fanellën e Napolit në Serie A. Tashmë, me kalimin te Frosinone, ai pritet të ketë mundësinë e parë për të luajtur në elitën e futbollit italian.
Së bashku me Hasën, Napoli zyrtarizoi edhe largimin e Alessio Zerbin, i cili gjithashtu do t’i bashkohet Frosinones.
Top Channel