Rreziku i dëmtimeve në tru, klubi i Serie A merr vendimin drastik, ndalohen goditjet me kokë për fëmijët
Real Madrid ka bërë lëvizjen e parë zyrtare për transferimin e mbrojtësit të RB Leipzig, Diomandé, duke paraqitur një ofertë që arrin vlerën totale të 100 milionë eurove.
Sipas raportimeve, “Los Blancos” i kanë propozuar klubit gjerman 90 milionë euro të garantuara, plus edhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Megjithatë, drejtuesit e Leipzig nuk e kanë pranuar ofertën, pasi kërkojnë më shumë se 100 milionë euro për të lejuar largimin e një prej lojtarëve më të kërkuar në merkaton europiane.
Pavarësisht refuzimit fillestar, negociatat mes dy klubeve vazhdojnë dhe Real Madrid nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga pista që mund t’i sjellë një tjetër përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv.
Ndërkohë, në garë vazhdon të jetë edhe Paris Saint-Germain. Kampionët e Francës prej javësh zhvillojnë bisedime me RB Leipzig për Diomandé, por deri në këtë moment nuk është arritur një marrëveshje mes palëve.
Me interesimin e dy prej klubeve më të mëdha të Europës, e ardhmja e Diomandé pritet të jetë një nga sagat më të nxehta të merkatos së verës.
Top Channel