“Research in Motion” rikthehet në treg me një linjë të re smartphone-sh, por edhe me një emër të ri, këtej e tutje do të quhet “Blackberry”.

Ekspertët e cilësuan këtë ndryshim, ndoshta si mundësinë e fundit të kompanisë kanadeze për të qëndruar përballë konkurrentëve të fuqishëm si Apple dhe Google.

Me besimin për një fillim të ri, shefi ekzekutiv Thorsten Heins, gjatë prezantimit në Nju Jork dhe lidhjeve me Londrën, Nju Delhin, Xhakartën dhe Johanesburgun, shpjegoi se “Research in Motion” braktisi emrin e vjetër, që datonte prej vitit 1985.

“Kemi përshkuar një rrugë të gjatë transformimesh, që jo vetëm ndryshuan biznesin dhe markën, por një rrugë që besoj plotësisht do të transformojë komunikimin në levizje, duke e shndërruar në kompjuter të lëvishëm”, tha ai.

Dy aparatet e prodhuara nga Sistemi Operativ 10 janë Z10, që ka një ekran 10,7 cm, pak më i madh se Iphone 5, dhe Q10, me ekran më të vogël 7,9 cm dhe tastierë.

Telefonat “Blackberry 10” do të jenë më të shpejtë, do të kenë shumë aplikacione, përfshirë Skype dhe Kindle, ndryshe nga modelet e mëparshme.

Por sa të sigurt do të jenë klientët? Nëse në 2008, presidenti amerikan Barak Obama nuk e ndërronte “Blackberry”-n me asnjë telefon tjetër, tani thuhet se ai ka zgjedhur Iphone nga Apple. Fituesi përcaktohet në treg.

Top Channel