Zogjtë ngrenë zërin në trafik

29/01/2013 00:00

Edhe zogjtë i përshtaten ambientit. Ata nuk dekurajohen aspak nga jetesa
në qytet. Përkundrazi, në mënyrë që të dëgjohen kur ka zhurmë nga
trafiku ata ngrenë zërin.

Kështu thotë një studim i kryer mbi zogjtë e Vjenës nga shkencëtarët e Institutit Max Planck, me seli në Gjermani.

Studimi ka treguar se si emetimet zanore të zogjve bëhen me një ton më superior në qytetin e zhurmshëm krahasuar me zonat periferike e pyjore vieneze.

Është e vërtetë që zogjtë duhet të përballen me një numër më të madh njerëzish në qytet, me ndotjen e ajrit dhe atë akustike, që nuk hasen në ambjentet rurale.

Por është po aq e vërtetë se jetesa për ta në zonat urbane ofron edhe avantazhe, si mundësia më e mirë për të gjetur ushqim, mbrojtja nga gjuetia ilegale, etj.

Top Channel