Teknika e pazakontë për të vrarë bashkëshortin

29/01/2013 00:00

Një 43-vjeçare në Brazil doli para gjykatës me akuzën e vrasjes së bashkëshortit të saj, vrasje kjo e mbetur në tentativë.

Por më shumë se sa akuza e ngritur ndaj gruas, lajm përbën teknika e zgjedhur prej saj për “të hequr qafe bashkëshortin”.

Hetuesit morën denoncimin nga bashkëshorti i cili tha se gruaja e tij ishte përpjekur ta helmonte në krevat. Sipas tij, gruaja kishte hedhur një substancë helmuese në organet e saj gjenitale dhe më pas i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale.

Fatmirësisht, bashkëshorti kishte ndjerë që dicka nuk shkonte. I alarmuar ka marrë bashkëshorten prej dore dhe e ka shoqëruar atë në spital. Pas vizitave tek mjekët, këta të fundit gjetën gjurmë të një substance tejet helmuese në trupin e 43-vjeçares.

Sipas tyre, organizmi i njeriut nuk mund të prodhonte vetë një substancë të tillë, ndaj dyshuan se ajo ishte hedhur qëllimisht nga 43-vjeçarja.

Rasti në fjalë, përvec nisjes së hetimeve për 43-vjeçaren, identiteti i së cilës nuk bëhet publik, mund të përdoret si precedent nga hetuesit brazilianë të Sao Jose do Rio Prato në Brazil për hapjen e të tjera dosjeve ku vdekjet e disa bashkëshortëve janë të rrethuara nga mistere.

Top Channel